Në Vushtrri janë ndarë edhe 1,713,053 euro për infrastrukturën rrugore.
Sipas njoftimit, kryetari Ferit Idrizi ka nënshkruar kontratat për rregullimin e rrugëve “Avni Saraçi”, “Viciana”, “Bekim Berisha Abeja”, “Vëllezërit Feka” dhe ”Lumni Surdulli”.
Postimi:
PLUS 1,713,053.00 EURO PËR INFRASTRUKTURËN RRUGORE
Sot, kam nënshkruar kontratat për rregullimin e rrugëve:
“Avni Saraçi”
“Viciana”
“Bekim Berisha Abeja”
”Vëllezërit Feka”
”Lumni Surdulli”
Në këto rrugë që njihen edhe si rrugë arterie të qytetit, parashihet të bëhet asfaltimi, zgjerimi i rrugës, ndriçimi me trupa statik dhe infrastrukturë përcjellëse.