Qëndron Kastrati nga Partia Socialdemokrate ka folur për çështjen e furnizimit me libra shkollorë të nxënësve nga pagesat e prindërve të tyre, dhe kompensimin nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.
Në Edicionin Special, ai ka deklaruar se dikasteri i arsimit në Qeverinë Kurti nuk punoi mjaftueshëm që të ketë pajisje me tekste shkollore.
“Këta nuk kanë ditë të planifikojnë dosjen e tenderit, ata nuk kanë ditur ta planifikojnë dhe ta përgatisin atë nëse t’i i parashikon edhe sasitë që kanë ardhur e bënë me poentim atëherë nuk kishin mujt me ardh dhe me dalë vlera të larta”.
“Kjo është totalisht mungesë e dijes, fatkeqësia më e madhe është se qysh 10 ditë përpara fillimit të mësimit se si ata hekun dorë nga kompetenca e vet”.
“Kjo ministre që i ka dy raste në gjykatën kushtetuese, që kanë konstatuar se ka bërë shkelje kushtetuese. Ministrja ka thënë se e kam shkel Kushtetutën për me respektu ligjin”, ka thënë Kastrati.