Moti në Kosovë, pritet të fryjë erë e lehtë

Kosova

Moti në Kosovë, pritet të fryjë erë e lehtë

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 06:52
Foto ilustrim

Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot pak më i fresket. Temperaturat mbeten pothuaj konstante me të ditës së mërkurë.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 13 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25 deri në 28 gradë Celsius.

Gjatë ditës pritet të fryjë erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes  e lehtë deri mesatare, njofton IHMK.

Të  premten parashihet me diell dhe vranësira të pjesëshme. Riga të dobëta shiu mund të ketë vetëm në disa pjesë të izoluar.Temperaturat mbeten të ngjajshme në të dy vlerat ekstreme.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat