Një çift bashkëshortor ka pësuar lëndime si pasojë e djegieve nga shpërthimi i një bombole të gazit.
Rasti ka ndodhur pasditen e së martës në një shtëpi në një fshat të Lipjanit.
Burri dhe gruaja janë dërguar për trajtim mjekësor, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar shefi i Mjekimit Intensiv Shaqir Uka.
Ai tha se gjendja e gruas është mjaft e rëndë.
“Një paciente (grua) është sjell dje pasdite për trajtim në Mjekimin Intensiv. Lidhur me gjendjen e saj, ajo është mjaft e rënduar si shkak i djegieve. Ka djegie të mëdha. Derisa burri do të sillet sot për trajtim në Intensive nga Qendra Emergjente. Lidhur me gjendjen e tij mund t’ju tregojë pasdite”, theksoi ai