Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se të dielën do të mbajë mot me diell.
“Vranësira të pakta mund të shfaqen rreth relievit malor.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29-gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK.