​Sonte ndezën qirinj për viktimat e vetëvrasjes

Kosova

​Sonte ndezën qirinj për viktimat e vetëvrasjes

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 07:44
Foto ilustrim

Sonte në Skenderaj kujtohen viktimat e vetëvrasjes.

Ngjarja është organizuar nga Qendra për Informim dhe Përmirësim Social dhe do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”, duke nisur nga ora 20:00.

“Bashkohu me ne të ndriçojmë qirinj për të përkujtuar ata që kanë humbur jetën, dhe për të theksuar rëndësinë e shëndetit mendor.

Çdo qiri që ndezim simbolizon një jetë të humbur dhe një zë të pa dëgjuar”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat