Pesëmbëdhjetë pjesëtare të Policisë së Kosovës po qëndrojnë në qytetin Auckland të Zelandës së Re, ku po marrin pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Grave në Polici “IWPC2023”.
Pjesëtaret e Policisë së Kosovës kanë parakaluar edhe në Paradën e Kombeve.
Ambasada e Kosovës në Zelandë të Re ka shpërndarë disa fotografi nga ky moment derisa ka shkruar “Parada e Kombeve mëngjesin e sotëm na bëri krenarë për përparimin e Policisë së Kosovës”.
Nder dhe krenari t’i bashkohesha përfaqësueseve nga Policia e Kosovës në parakalimin e sotshëm në Auckland, Zelandë e Re.
— Jetmira Bërdynaj Shala (@JBerdynaj) September 17, 2023
Policia e Kosovës ofron më shumë se siguri, është krenaria jonë!
🇽🇰në🇳🇿 https://t.co/zg1GglishZ pic.twitter.com/HVwklpX7pn
Edhe ambasadorja e Kosovës në këtë shtet, Jetmira Bërdynaj-Shala ka shkruar se Policia e Kosovës është krenaria jonë.
“Nder dhe krenari t’i bashkohesha përfaqësueseve nga Policia e Kosovës në parakalimin e sotshëm në Auckland, Zelandë e Re. Policia e Kosovës ofron më shumë se siguri, është krenaria jonë!”, ka shkruar në platformën “X”, ambasadorja Bërdynaj-Shala.