Kryetari i Suharekës, Bali Muahrremaj, ka dalë me një kërkesë drejtuar institucioneve qendrore duke kërkuar ndihme pasi sipas tij Komuna e Suharekës, ka shumë pak zjarrfikës.
“Ju lutem. Kemi pak zjarrëfikës e shumë nevoja. Të gjitha institucioneve përkatëse lutje në emër të qytetarëve, ta keni parasyshë”.
Më tej ai ka thënë se sot ata janë ballafaquar me një rast në një auto pjesë në Duhël që është djegur tërsishtë
“Rasti i sotëm në Duhël ishte me shumë rrezik, por shpëtuam duke pasur vetëm dëme materiale”, ka shkruar Muahrremaj në Facebook.