​Moti sot në Kosovë

Kosova

​Moti sot në Kosovë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 07:19
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot (e diel) qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në të gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.

Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e forte”, njofton Instituti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat