Sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i qetë dhe me vranësira të fokusuara kryesisht në relievin malor, ndërsa në viset e ulëta dhe mesatare parashihen intervale të gjata me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius.
Kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1-6m/s.