Moti për nesër, priten vranësira dhe rrëbeshe të izoluara shiu

Kosova

Moti për nesër, priten vranësira dhe rrëbeshe të izoluara shiu

Më: 4 tetor 2023 Në ora: 22:22
Foto ilustrim

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

Gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet lokalisht të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike..

Reshjet sipas meteo, kryesisht do të jenë të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 10-30 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 26°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat