Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova

Moti sot, me diell dhe vranësira të shpërndara

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 07:10
Foto ilustrim

Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 5 deri në 7 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22 deri në 25 gradë Celsius.

Të enjten dhe të premten, sipas parashikimit, do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s, thuhet në njoftimin e IHMK.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat