Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 30 aktakuza kundër 32 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 14 persona dhe janë paraqitur shtatë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur një aktakuzë në kundër një të pandehuri.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur njëmbëdhjetë aktakuza për vepra të ndryshme penale, kurse Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur 14 aktakuza kundër 16 personave, Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur tri aktakuza kundër tre personave.
E Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur një aktakuzë kundër një personi.