Kryetari i komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi tashmë ka nënshkruar thirrjen për subvencionimin e fermerëve.
Ai gjithashtu ka dhënë edhe detaje, derisa ka shpjeguar se 4 euro për shoqëri bletësh, 4 euro për krerë dele e dhi si dhe 100 euro për krerë buallice.
“Të gjitha premtimet për fermerët tanë janë duke u realizuar”, ka shkruar Kryetari Idrizi në fund të njoftimit të tij.
Postimi i plotë:
VAZHDON PËRKRAHJA PËR FERMERËT VUSHTRRIAS
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, z. Ferit Idrizi, ka njoftuar se ka nënshkruar sot thirrjen për subvencionimin e fermerëve, si në vijim:
4 euro për shoqëri bletësh
4 euro për krerë dele e dhi
100 euro për krerë buallice.
Më tutje është vlerësuar se subvencionimi me 100 euro është i rëndësishëm, pasi që përbën risi për mbrojtjen për këtë specie në zhdukje.
“Të gjitha premtimet për fermerët tanë janë duke u realizuar”, – ka shkruar Kryetari Idrizi në fund të njoftimit të tij.