Fshati Shajkoc i komunës së Podujevës sot (e diel) në mbrëmje është përfshirë nga një zjarr i madh, ku sipas banorëve të këtij fshati kanë qenë të rrezikuar banorët e lagjes “Ballbanët”.
Fillimisht zjarri ka kapluar sipërfaqe të mëdha të arave.
Ekipet e Brigadës së Zjarrfikësve të Podujevës kanë lokalizuar zjarrin.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit. Pamjet janë publikuar nga faqja “Mërgata Shajkofci”.