Shijojeni diellin edhe sot, temperaturat shkojnë deri në 26 gradë

Kosova

Shijojeni diellin edhe sot, temperaturat shkojnë deri në 26 gradë

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 06:49
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë sot në vendin tonë.

Sipas IHMK-së, sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-26 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat