Kirurgu Rifat Latifi, njëherësh kryetar i Kolegjit të Kirurgëve Kosovës la Amerikën për pak ditë për të qenë pjesë e ngjarjes më të madhe të kësaj fushe, kongresit, tashmë i treti më radhë.
Ish-ministri i Shëndetësisë thekson se edhe kur ishte nën petkun politik, por edhe tani vetëm si mjek, misionin e ka të njëjtë atë të rindërtimit të shëndetësisë kosovare dhe forcimit të saj.
Kongresi i Tretë Klinik përveç se ka mbledhur kirurgët shqiptarë nga gjitha trojet dhe ata që janë në mërgatë, ka sjellë edhe të huaj.
“Kolegji është bërë një odë akademike për mbledhjen e trunit tonë”, tha Rifat Latifi, Kryetar i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.
Ish-ministri Latifi, përmendi edhe disa nga investimet në dy klinikat e QKUK-së, atë të blerjes së pajisjeve dhe instrumenteve në neurokirurgji dhe kirurgji vaskulare, për të cilat thotë se i kishte iniciuar dhe nënshkruar vetë sa ishte ministër.
Kirurgu pranon se më nuk është takuar me kryeministrin Albin Kurti, por në ndonjë rast të mundshëm edhe do ta takojë atë.