Një manifestim kulturor e me motive tradicionale nis nesër (e martë) në Deçan, duke shënuar kështu “Ditën e Gështenjës”.
Për katër ditë rresht do të ketë aktivitete të ndryshme nga Komuna e Deçanit për shënimin e kësaj feste tradicionale.
Ky aktivitet mbahet në fillim të muajit tetor meqë ky muaj është koha kur në Deçan bëhet vjelja e gështenjave.
Komuna e Deçanit njihet për sipërfaqe të madhe, cilësi dhe historik të gështenjave.