Një qytetar nga fshati Muzeqinë e Shtimes, A.SH i moshës 41 vjeçar, në rrugën transit në fshatin Davidovc-Godanc në Shtime, ka gjetur një telefon celular IPHONE .
Ai menjëherë ka njoftuar policinë dhe telefonin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin e policisë në Shtime.
“Lusim pronarin e vërtetë që të paraqitet në stacionin e policisë në Shtime që ti kthehet telefoni i humbur.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar qytetarin A.SH për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të telefonit të gjetur, në stacionin e policisë”, thuhet në njoftim.