Presidentja Vjosa Osmani ka shënuar Darkën e Lamës me Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymeri” në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje për gratë e burrat në uniformë.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në këtë organizim ishin edhe familjarët të policëve që ranë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku.
Postimi i plotë:
Këtë vit festën e lashtë shqiptare, Darkën e Lamës, e shënuam bashkë me Policinë e Republikës së Kosovës, në kampin “Enver Zymeri”, në Mitrovicë, në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurt.
Në prani edhe të familjeve të policëve që kanë rënë në detyrë, përfshirë familjen e heroit Afrim Bunjaku, shprehëm mirënjohjen më të thellë të të gjithë qytetarëve të Republikës për ata që dhanë jetën në mbrojtje të çdo pëllëmbe të territorit të vendit tonë.