Më herët raportum se në Deçan po formohet një lëvizje për braktisjen vullnetare të fesë islame.
Veprimtari Saim Tahiraj, ka thënë se në atë mbledhi pjesëmarrësit u deklarun se nga sot e tutje nuk janë mysliman.
Ai ka thënë kishte ideja se feja e shqiptarit është shqiptaria.
Njoftimi:
Deçan, 21.10.2023.
Deklaratë për mjetet e informimit nga Këshilli Organizativ.
Në tubimin e djeshëm qytetarësh në Deçan, e ku morën pjesë bashkëmendimtarë nga trevat dhe qytetet e Kosovës e ku u deklaruan mbi ekstremizmin dhe dëmin që i shkaktojnë sidomos segmente te ndryshme te fesë islame dhe ortodoksizmit serb. Deklarimi unanim ishte se mga sot e tutje nuk jemi musliman. Këto prononcime ishin njëzëri nga ky grup rreth 70 vetë dhe fillimisht ishte deklarim me emra personal. Kishte ide se feja e shqiptarit është shqiptaria, se jemi ilirë etj. Pati mesazhe perkrahëse nga diaspora dhe vullnet për ta përkrahur nismen për të kalue në katolicizëm, në rrënjët e tyre të hershme rrespektivisht në identitetin dhe kulturen Evropiane. U bë apel që orjentimet të jenë personale, të ketë vetëimiciativë demokratike dhe të ruhet me menquri nisma.