Qytetarët vazhdojnë të furnizohen me ujë nëpër kroje. Një gjë të tillë po e bëjnë edhe banorët në Bajgorë.
Siç shihet në video aty është radha e veturave për furnizim me ujë të pijshëm.
Ndryshe, tash e sa ditë uji i Badovcit nuk është i përdorshëm për shkak të përmbajtjes së vlerave të larta të manganit.
KRU Prishtina ka bërë të ditur se uji do të pastrohet në ditët e ardhshme, ndërkohë që qytetarët po furnizohen përmes cisternave apo edhe po e blejnë atë.