Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se gjatë kësaj jave do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, moti sot (e hëne) parashikohet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.
Parashikohet të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-9m/s .