Moti gjatë ditëve në vijim

Kosova

Moti gjatë ditëve në vijim

Më: 23 tetor 2023 Në ora: 19:59
Ilustrim

Intervale më të gjata me diell pritet të kemi ditën e martë, megjithëse do të kalojnë edhe vransira, por kryesisht shtresore të larta.

Temperaturat minimale zbresin në 8C e 10C, ndërsa ato maksimale gjatë ditës shkojnë deri në 23C e 25C.

Më shumë vransira përfshinë vendin ditën e mërkurë, kur edhe paraqiten kushte për të reshura shiu, fillimisht në perëndim të vendit, e më vonë edhe në pjesë tjera.

Të enjten nuk mungojnë intervale me diell, ndërkohë që ditën e premtë sërish priten të reshura shiu. Temperaturat me një trend të rënies së lehtë në 20C e 21C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat