Organizata “Have Hope Kosova” për nder të muajit të ndergjegjësimit për kancerin e gjirit ka mbajtur aktivitet para Teatri Kombëtar në Prishtinë me moton “Më të forta se frika”.
Arnisa Osmani themeluese e “Have Hope Kosova”, tha se duhet të bëhen të bëhet më shumë në mënyrë që të vetëdijesohen gratë që të bëjnë kontrolle më të shpeshta.
“Organizimi dhe aktiviteti i ditës së sotme ka të bëjë me vetëdijësimin, përveç kësaj për me u bë mamografia që e dëgjojmë çdo vit këtë gjë. Unë e potencojë si një e mbijetuar përveç mamografisë që e bëjnë për herë të parë edhe të mbijetuarat të shkojnë edhe të kontrollohen jo pas një viti po çdo 6 muaj ashtu siç e bëjë edhe unë për atë edhe jam aty ku jam”.
Osmani falënderoi institucionet që po e mbështesin këtë organizatë.
“Prej institucioneve shtetërore prej Onkologjisë së pari prej shoqatës së Onkologëve, Odës së infermierëve prej Ministrisë së Punëve të Brendshme i falënderojë shumë për zyrën që na kanë dhënë që një vit jemi me zyrë, nuk kemi ndonjë mbështetje tjetër përveç kompanive të ndryshme”.
Ish-deputetja e PDK-së Besa Ismaili, tha se shteti duhet t’i bëjë obligative kontrollet e grave dhe se shtrirja e shërbimeve shëndetësore duhet të jetë më e madhe.