Parashikimi i motit për të mërkurën

Kosova

Parashikimi i motit për të mërkurën

Më: 25 tetor 2023 Në ora: 00:02
Ilustrim

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat më shtuara do të jenë në Rrafshin e Dukagjinit, ku mund të ketë edhe ndonjë reshje të izoluar gjatë pjesës së parë të ditës.

Gjatë orëve të pasdites pritet shtim i vranësirave, ku do të ketë intensifikim të reshjeve në shkallë vendi, përfshirë edhe orët e mbrëmjes. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me ndonjë shkarkesë elektrike, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, me minimale që do të lëvizin prej 10 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 19 deri në 23°C. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat