Kryetari i Komunës së Shtimes Qemajl Aliu është pritur në takim nga homologu i tij Dimitros Axourgos nga komuna gjermane Schwertes, me të cilin ka biseduar për bashkëpunime konkrete ndërmjet dy komunave.
Postimi i plotë i Qemal Aliut në Facebook:
Një vit pasi u patëm takuar me kryetarin e Komunës Schwertes, Dimitros Axourgos i lindur në Janinë, ishte kënaqësi që e takova përsëri ku më mirëpriti në zyrën e tij.
Ky takim rezultoi me dakordime konkrete, ku përpos fushës së arsimit dhe sportit ku do të përfitojnë nxënësit e sportistët e Shtimes, do të fillojmë shkëmbimin e punëtorëve të administratës, që do të bartin përvojën, aftësinë dhe efikasitetin e tyre.
Po ashtu, në këtë vizitë e pata privilegjin që të nënshkruhem në librin e artë të Komunës Schwertes, që do të jetë një gjurmë simbolike e fillesave tona të bashkëpunimit reciprok mes institucioneve tona.