Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se për nëntë muaj, mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore në këtë klinikë.
Sipas QKUK-së, Klinika Emergjente ishte institucioni më i ngarkuar mjekësor me më së shumti punë në Kosovë.
“Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe 995 operacione emergjente mjekësore”, thuhet në njoftim.
Më tej, bëhet e e ditur se 16 mijë e 602 pacientë kryen vizita në dhomë të Reanimimit, 20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike, 11 mijë e 341 në Kirurgji dhe 14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë.