Në Juniku prej vitit 2014 ka nisur projekti për ndërtimin e rrugës që e lidh këtë komunë me Gjeravicën. Ndonëse këto punime po vazhdojnë, ato ende nuk dihet se kur do të përfundojnë. Opozita komunale ka shfaqur kritika për stërzgjatje të punimeve derisa kryetari i Komunës thotë se aktualisht po punohet në asfaltimin e segmentit Gjocaj-Livadhi i Madh.
Projekti për ndërtimin e rrugës Junik-Gjeravicë, i nisur në vitin 2014 ende nuk ka përfunduar. Punimet në këtë rrugë, e cila paraqet arterien kryesore të zhvillimit ekonomik, janë duke vazhduar edhe gjatë këtyre ditëve. Por banorët ankohen për dinamikën e këtyre punimeve.
Përfaqësues të opozitës në Junik vlerësojnë se ky projekt është zgjatur së tepërmi.
Ndërsa kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, thotë se aktualisht po punohet në asfaltimin e segmentit Gjocaj-Livadhi i madh.
Rruga Junik-Gjeravicë e gjatë 22 km, pritet të kushtojë mbi 8 milionë euro. Title Graphics: Ende nuk ka përfunduar projekti për ndërtimin e rrugës Junik-Gjeravicë, i nisur në vitin 2014.