Parashikimi i motit për sot

Kosova

Parashikimi i motit për sot

Më: 30 tetor 2023 Në ora: 07:03
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorlogjik i Kosovës (IHMK) njofton se moti sot në vendin tonë parashihet të jetë kryesisht me diell.

Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 -7 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Këto ditë me diell do të vazhdojnë në ditët në vazhdim.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat