Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
"Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime.
Kjo pasi që do të regjistrohen temperaturat e ditës paraprake,përveç minimaleve të cilat parashihen të jenë më të ulëta.
Minimalet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius”, njofton IHMK