Për shkak të erërave të forta paraditen e sotme, KEDS-i njofton se janë shkaktuar dëme në rrjetin elektrik në Pejë, Gjakovë, Prishtinë e Prizren.
KEDS-i bën të ditur se po punojnë pandërprerë në mënyrë që furnizimi me energji elektrike të kthehet në normalitet, përcjell teve1.info
“Ekipet e KEDS-it gjenden në terren dhe po punojnë pandërprerë në mënyrë që ta kthejnë në normalitet gjendjen me furnizim me energji elektrike.
KEDS kërkon mirëkuptim nga konsumatorët dhe i siguron që në një afat sa më optimal do të rikthehet furnizimi i rregullt me energji elektrike”, thuhet në njoftim.