Pak para pauzës së drekës doli nga zyra këtë të hënë.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e mjedisit Liburm Aliu, në shesh bëhen bashkë edhe me zëvendësambasadorin Matias Konard, nisen për vizitë në marketet në qendër.
Qëllim kanë promovimin e fushatës “Thuaj jo qeseve plastike” për uljen e ndotjes mjedisore.
Në ndalesën e parë, kreu i këtij dikasterit njoftoi shefin qeveritar si po ecën kjo nismë.
Pronari i dyqanit tjetër kishte dalë ta pres jashtë mysafirin, që i konfirmoi se qenë të detyruar ta rrisin vetëdijesimin e qytetarëve.
Kur u futën brenda, u njoftua se fushata anti-qese plastike po kryen punë. Një shpjegim më të detajuar e jep edhe vetë shefi i qeverisë.
Logo të kompanive mund të kenë vetëm qeset mbi 50 mikronë. Kurti nuk u largua pa përshëndetur edhe punëtorët e dyqanit.