Qeveria ia jep në shfrytëzim për 15 vite dy prona Komunës së Dragashit

Kosova

Qeveria ia jep në shfrytëzim për 15 vite dy prona Komunës së Dragashit

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim 15 vite të pronave të kërkuara nga Komuna e Dragashit të menaxhuara nga Agjencia e Pyjoreve të Kosovës.

Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës.

Me ç’rast kryeministri Albin Kurti tha se kjo kërkesë e komunës ka për qëllim ndërtimin e deponisë së mbeturinave komunale për nevoja të qytetarëve në fshatin Restelicë.

Ndërkaq ministri Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, tha se pronat e kërkuara nga Komuna e Dragashit janë në dy parcela me sipërfaqe 13 mijë 568 metra.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat