Parashikimi i motit për të enjten, temperaturat deri në 14°C

Kosova

Parashikimi i motit për të enjten, temperaturat deri në 14°C

Më: 8 nëntor 2023 Në ora: 22:39
Ilustrim

Për të enjten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku mund të ketë mjegull nëpër lugina dhe ultësira.

Po ashtu, mëngjesi do të jetë mjaft i ftohtë.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-20 km/h, njofton Meteo Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat