Dega e LDK-së në Klinë përmbylli procesin e saj zgjedhor, duke zgjedhur kryetarin e ri të Degës, Alban Rraci.
Në këtë kuvend zgjedhor kanë marrë pjesë edhe zyrtar të këtij subjekti nga qendra.
“LDK është dhe mbetet lidhje rugoviste. Dega e Klinës ka një histori të bujshme dhe mbetet unike. Ajo ka kapacitete dhe potenciale që të kthehet në forcën kryesore politike në Komunën e Klinës, aty ku e ka vendin.
Klina meriton të qeveriset nga LDK – Alban Rraci me bashkëpunëtoret e tij janë të vendosur që t’i shërbejnë qytetarëve të Komunës së Klinës”, ka shkruar zyrtari i LDK-së Shkëmb Manaj.