Parashikimi i motit për të martën, temperaturat deri në 20 gradë

Kosova

Parashikimi i motit për të martën, temperaturat deri në 20 gradë

Më: 13 nëntor 2023 Në ora: 23:23
Ilustrim

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira, njofton Meteo Kosova.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila kohë pas kohe mund të jetë mjaft e fortë në rajonin e Gjakovës, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 2 deri në 8°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat