​Aliu: 135 mijë euro për renovimin e pesë shkollave të Komunës në Shtime

Kosova

​Aliu: 135 mijë euro për renovimin e pesë shkollave të Komunës në Shtime

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 10:53
Qemajl Aliu dhe Yllka Fejzullahu

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Yllka Fejzullahu, kanë vizituar shkollën e mesme IAAP, që bashkë me shkollat "Emin Duraku" në Shtime, "Hasan Prishtina" në Godanc, "Bajram Curri" në Petrovë dhe shkolla në Davidovc janë renovuar këtë vit në vlerë 135.000 euro.

Sipas kryetarit Aliu ky investim do të krijohen kushte më të mira e hapësira më të përshtatshme për mësimdhënie e mësimxënie.

“Bashkë me drejtoreshën e Arsimit, Yllka Fejzullahu, vizituam shkollën e mesme IAAP, që bashkë me shkollat "Emin Duraku" në Shtime, "Hasan Prishtina" në Godanc, "Bajram Curri" në Petrovë dhe shkolla në Davidovc janë renovuar këtë vit në vlerë 135.000 euro, investim nga i cili do të krijohen kushte më të mira e hapësira më të përshtatshme për mësimdhënie e mësimxënie.

Urime nxënësve e arsimtarëve dhe suksese në misionin e tyre të shenjtë”, ka shkruar në Facebook Aliu. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat