Të premten, më 17 nëntor 2023, Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë i Kuvendit të Republikës së Kosovës do të organizojë tryezën ndërparlamentare të komisioneve për punë të jashtme dhe komisioneve për integrim evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Koha: 10:30
Vendi: Salla N-506
Në këtë tryezë do të marrin pjesë edhe nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Mysafirë të tjerë do të jenë përfaqësues nga Parlamenti i Bullgarisë, i Kroacisë dhe i Bosnjë e Hercegovinës.
Në fund të kësaj tryeze do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi.
Temat e diskutimit:
- Bashkëpunimi rajonal;
- Integrimi në Bashkimin Evropian;
- Angazhimi i diasporës;
- Marrëdhëniet ndërkombëtare.