Në kuadër të Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë, ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka zhvilluar takime bilaterale me homologët e tij nga Estonia dhe Lituania, Hanno Pevkur dhe Arvydas Anushauskas.
Në takim me homologun e tij estonez, në mes të tjerash u diskutua për bashkëpunimin në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes dhe mundësinë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit bilateral në të ardhmen.
Ndërsa, në takim me ministrin e Lituanisë u diskutua edhe lidhur me përpjekjet e përbashkëta të ofrimit të ndihmës ndaj Ukrainës në kuadër të koalicionit të deminimit të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës.
Gjithashtu të dy ministrat u dakorduan për edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në fushën edukimit dhe trajnimit reciprok.
Në të dy takimet ministri Maqedonci mori përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në strukturat euro-atlantike.