“Zemrën e kam gjysmë” – vdes veprimtari Nexhdet Tahiraj, e bija ish-kandidate për deputete me postim prekës

Kosova

“Zemrën e kam gjysmë” – vdes veprimtari Nexhdet Tahiraj, e bija ish-kandidate për deputete me postim prekës

Më: 26 nëntor 2023 Në ora: 08:51
Nexhdet Tahiraj me vajzën

Është ndarë nga jeta veprimtari nga Deçani, Nexhdet Tahiraj. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar e bija e tij, ish-kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Erblina Tahiraj.

Siç bën të ditur ajo, varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00, në varrezat e fshatit Carrabreg i Epërm.

“Tani jam pa një krahë, madje edhe zemrën e kam gjysmë. Shpirti i shpirtit tim, krenaria ime, babi im, do mundohem ta zbardhë ftyrën tërë jetën dhe të jem vajzë e sinqertë dhe e ndershme siç më edukove TI.Ti më le, por unë nuk të harroj ty deri në frymën e fundit. T’i puth me mall ato duar që më përkëdhelen nga fëmijëria.TË DUA SA BOTËN, PUSHO NË PAQE JETA IME!”, u shpreh Erblina.

Për vdekjen e Nexhdetit ka reaguar edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat