KRU Prishtina ka njoftuar se për shkak të një defekti në gypin kryesor, pa furnizim me ujë të pijes mbeten konsumatorët e Komunës së Shtimes deri nesër - ditë e shtunë.
Defekti ka ndodhur para pak çastesh në gypin kryesor të ujit në Shtime, thuhet në njoftim.
Pa furnizim me ujë mbesin konsumatorët e kësaj komune deri ditën e nesërme.
Kjo për shkak të ndërlikimit të dëmtimit.