​Muharremaj: Asnjë cent rritje për investime kapitale nga Qeveria për Suharekën

Kosova

​Muharremaj: Asnjë cent rritje për investime kapitale nga Qeveria për Suharekën

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 10:27
Pamje nga Suhareka

Komuna e Suharekës nuk ka përfituar asnjë cent rritje te investimet kapitale nga ndarja e buxhetit të Qeverisë për vitin 2024. Kështu ka bërë të ditur për Kp, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Ai derisa ka adresuar ankesa te Qeveria për planifikimin e buxhetit për vitin 2024, thotë se rritje ka te pagat dhe mëditjet, porse jo te investimet kapitale.

Muharremaj: Sa i përket buxhetit për vitin 2024 rritje tek investimet kapitale nuk kemi asnjë cent

“Sa i përket buxhetit për vitin 2024 rritje tek investimet kapitale nuk kemi asnjë cent. Ka rritje tek pagat dhe mëditjet. Këta po thonë që kemi rrit buxhetin nëpër komuna, mirëpo ato shkojnë të gjitha në paga dhe mëditje për shkak të ligjit që është në fuqi”, tha ai.

Muharremaj derisa shprehet i zhgënjyer nga ndarja e buxhetit për vitin e ardhshëm, shton se kërkesat e kësaj komune çdoherë janë me argumente.

Muharremaj: Për vitin e ardhshëm jam i zhgënjyer shumë me planifikimin e buxhetit

“Kështu kërkesa e çdo kryetari të komunës është të kërkojë, por me të vërtetë të kërkohet me argument, jo veç me thanë që po më duhet buxhet... Kërkesat e mija për këtë vit dhe vitin e kaluar, nuk jam ankuar asnjëherë, por kur e meritojnë dhe kur është e rrethit kam me thanë, mirëpo për vitin e ardhshëm jam i zhgënjyer shumë me planifikimin e buxhetit që është paraparë për Komunën e Suharekës”, vijon Muharremaj.

Në lidhje me ndërtimin e stadiumit të futbollit në Suharekë, Muharremaj ka theksuar se buxheti prej 100 mijë eurove i ndarë për vitin 2024, për këtë stadium është i pamjaftueshëm. Sipas tij, me një buxhet të tillë, sot nuk mund të ndërtohet asnjë sallë sportive për shkollat fillore.

Muharremaj: 100 mijë euro është shumë e vogël për stadiumin në vitin e ardhshëm

“Jam befasuar, e kanë paraparë për vitin e ardhshëm në Suharekë, stadiumin e qytetit të Ballkanit, ku është kampion në Superligë, merr pjesë edhe në Konferencë Ligë dhe mburren jo Suhareka dhe gjithë Kosova, por gjitha trojet shqiptare, mirëpo kanë paraparë diku 100 mijë euro për një stadium në vitin e ardhshëm dhe 100 mijë kanë paraparë për vitin 2025. Me 100 mijë euro, sot nuk bëhet një fushë e sportit me një shkollë fillore ose të mesme”, thotë mes tjerash Muharremaj.

I pari i Komunës së Suharekës ka shtuar se qëllimi i tij është që të rinjtë e kësaj komune të orientohen drejt sportit dhe kulturës, në mënyrë që ata të mos e braktisin vendin, në të kundërtën në vitet e ardhshme, largimi i tyre do të paraqet problem të madh.

Muharremaj: Ta ndalim largimin e të rinjve duke krijuar kushte më të mira në sport e kulturë

“Është në bazë të kërkesave, kuptohet se ka nevojë ndoshta shumë qytete për stadiume të reja, mirëpo qëllimi ynë që të rinjtë t’i orientojmë më shumë kah sporti, kultura dhe të krijojmë kushte më të mira që të qëndrojnë në Kosovë, përndryshe në të ardhmen kemi me pas problem. Unë kërkoj atë që është për neve shumë më rendësi, do të thotë kemi nevojë për stadium, por kemi nevojë edhe për një sallë sportive ku e kemi klubin e Yllit që edhe ai merr pjesë në garat evropiane”, thotë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat