Dega e Policisë së Kosovës në Shtime ka mbajtur ligjëratë për dhunë në familje me nxënësit e shkollave në këtë komunë, gjinore’’me qëllim të sensibilizimit dhe vetëdijësimit.
“Ligjëratat janë mbajtur nga ana e instruktorëve të policisë, të cilët kanë për synim vetëdijesimin e nxënësve për të kontribuar në parandalimin e dhunës në familje”, njofton Policia.
Ky aktivitet u mbajt në kuadër të fushatës ‘’16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore’’ dhe bazuar në Strategjinë e Integruar të Policimit të Drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi.
“Gjithashtu, nxënësit janë njoftuar edhe për detyrat dhe përgjegjësitë që ka policia në fushën e parandalimit, reagimit, përkatësisht të trajtimit të rasteve të dhunës në familje, masat ligjore dhe ndëshkimore, si dhe për pasojat që shkaktohen nga kjo dukuri”, vazhdon njoftimi.