Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se sot mban mot kryesisht i vranët, por me rritje të lehta të temperaturave maksimale.
Mëngjesi parashihet të jetë me ngrica të dobëta. Nëpër lugina dhe në vende me lartësi parashihet mjegull.
Sipas IHMK, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.
Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius.