Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta me diell.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0-3 gradë Celsius.
Ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-9m/s.