Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Ferit Idrizi përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të shkollës ku janë ndarë 1 milionë euro.
Tutje ai tha se me përfundimin e kësaj shkolle nxënësit do të kenë kushte më të mira për mësim.
“Ngritja e cilësisë në arsim dhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore është një nga prioritetet e vazhdueshme të qeverisjes time”, ka shkuruar Idrizi.
Postimi i plotë:
Ndërtimi i shkollës “Mustafë Venhari”
Bashkë me nxënësit e shkollës “Mustafë Venhari” e vumë gurthemelin për ndërtimin e objektit të ri të shkollës, për të cilin kemi ndarë 1,078,258.00 euro.
Me përfundimin e punimeve nxënësit e mësimdhënësit do të kenë kushte adekuate për mësimnxënie e mësimdhënie.
Ngritja e cilësisë në arsim dhe përmirësimi i infrastrukturës shkollore është një nga prioritetet e vazhdueshme të qeverisjes time.
#përqytetarët #përnxënësit