Ngjarjet për ditën e nesërme

Kosova

Ngjarjet për ditën e nesërme

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 22:30
Ilustrim

Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim shqyrton raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për farërat. (Kuvendi i Kosovës, salla N-302, ora 09:00)

Bëhet shpallja e aktgjykimit të apelit në rastin e Salih Mustafës. (Hagë, ora 09:30)

Komisioni për Administratë Publike shqyrton raportet e komisioneve të përhershme lidhur me Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë e Asociimit në organizata joqeveritare. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 09:30)

Komisioni për Legjislacion shqyrton raportin me amendamente të Komisionit funksional për Projektligjin për organizimin e tregut për produktet bujqësore. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 09:30)

Institucioni i Avokatit të Popullit dhe Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar organizojnë një konferencë për nder të 10- Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, me temë “Të drejtat e njeriut - roli i institucioneve dhe shoqërisë civile në përmirësimin dhe avancimin e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara”. (Hotel "Sirius", Prishtinë, ora 09:30).

Komisioni për Arsim shqyrton në parim Projektligjin për Rininë. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 09:30)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ku do të jetë në shqyrtim të dytë Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2024. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e radhës e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Prizrenit. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës - Shtëpia e Bardhë, Prizren, ora 10:00)

Këshilli i Ambasadorëve të Kosovës organizon diskutim për mësimet e nxjerra nga 15 vjetët e marrëdhënieve diplomatike të Kosovës me shtete të ndryshme. Marrin pjesë ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ambasadori i Francës, Olivier Guerot. (Universiteti AAB, kati i tretë, salla e konferencave, Fushë Kosovë, ora 10:30-12:00)

Sindikata e zjarrfikësve të Kosovës proteston para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. (Ora 11:00) Marshi i protestuesve niset nga parkingu i Pallatit të Rinisë Prishtinë, ora 10:30)

Me rastin e 25-vjetorit të rënies heroike të dëshmorit të kombit Mujë Krasniqi dhe 40 bashkëluftëtarëve të tij, si dhe 181 dëshmorëve të kombit të Brigadës 113 të Zonës Operative të Drenicës, mbahet akademi përkujtimore. (Salla e kuqe e Pallatit të Rinisë, Prishtinë, ora 17:00)

Zyra e BE-së në Kosovë do të organizojë një diskutim mes përfaqësuesve të BE-së, shteteve anëtare të BE-së, Qeverisë së Kosovës dhe studentëve me temën “Liberalizimi i vizave: Eksplorimi i mundësive për studentë nga Kosova”. (Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës, Prishtinë, ora 17:30)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat