Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar probleme në shtyllat elektrike në fshatrat e Komunës së Dragashit.
Kryetari i kësaj komune, Behxhet Xheladini, ka kërkuar intervenim urgjent nga KEDS-i për t’i ndërruar ato shtylla, shkruan teve1.info.
“KEDS-i urgjentisht të bëjë ndërrimin e shtyllave në fshatin Zgatar-Dragash”, ka shkruar Xheladini në Facebook.