Plas sherri në një familje në Lipjan: 39-vjeçari rrah bruatalisht nënën, i kërcënon familjarët me vrasje

Kosova

Plas sherri në një familje në Lipjan: 39-vjeçari rrah bruatalisht nënën, i kërcënon familjarët me vrasje

Më: 16 dhjetor 2023 Në ora: 11:29
Foto ilustrim

Konfliktet në familjet kosovare janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale. Problemet për të cilat nuk arrijnë të merren vesh i shtyjnë ata t’i qërojnë vet hesapet, duke u futur kështu në sherr edhe në Polici.

Një rast i tillë ka ndodhur së fundmi në një familje në Lipjan, ku është arrestuar një 39-vjeçar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se gjithçka ka ndodhur në orët e pasdites, kur i dyshuari e ka kërcënuar me vrasje nipin dhe familjarët e tjerë, e situata ka eskluar kur i njëjti edhe ka ekspozuar armën.

Për të mos mbaruar me kaq, 39-vjeçari ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj nënës së tij të moshuar, duke e sulmuar brutalisht.

Përballë kësaj situate, viktimat e kanë kërkuar ndihmën e Policisë, duke e denoncuar të dyshuarin.

Si rezultat i raportimit të rastit, Policia është vënë në lëvizje dhe i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Me urdhër të Prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për veprat “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat